Mosulin për një ditë e kanë braktisur 3.300 persona

Qeveria irakiane kumtoi se dje ka regjistruar numër më të madh të refugjatëve të cilët e kanë braktisur Mosulin  për një ditë, nga fillimi i ofansivës për shtypje të xhihadistëve nga grupi Shteti Islamik nga qyteti.

“Nga Mosuli dje ikën 3.300 persona. Ato ishin transferuar deri në kampin e refugjatëve”, deklaroi sot ministri irakian për Emigrantë dhe Persona të zhvendosur Xhasem Mohamed al Xhaf.

Beteja e forcave irakiane për ndërmarrjen e Mosulit, i cili është në duart e pjesëtarëve të SHI-së prej para dy vitesh, zgjat veçmë dy javë me rradhë.

Nga fillimi i ofansivës më 17 tetor nga Mosuli kanë ikur 8.940 persona, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Sipas burimeve të ndryshme në qytet ka mes tre dhe pesë mijë luftëtarë të SHI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button