A do të anëtarësohet Arben Labënishta në Lëvizjen Besa?

Pas takimit publik që krerët e Lëvizjes BESA realizuan me ish funksionarin e BDI-së, Arben Labunishta në opinion filloi të përflitet për anëtarësimin e mundshëm të këtij të fundit në Lëvizjen Besa. Për Portalb nga Lëvizja Besa thanë se pritet që një gjë e tillë të ndodhë. Ndërsa Labënishta tha se për rrjedhën e ngjarjeve do të informojë në ditët në vijim, duke mos e precizuar se kur.

Foto nga takimi
Foto nga takimi

Nga Lëvizja Besa, Afrim Gashi konfirmoi se Labënishta akoma nuk është zyrtarisht anëtar i Lëvizjes Besa, por se në takimin e realizuar është biseduar për anëtarësimin e tij dhe shprehu besueshmëri se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Ne besojmë shumë, por ende nuk është definitive”-u shpreh Gashi për Portalb.mk.

I pyetur nëse pas anëtarësimit të mundshëm të Labënishtës, ai do të jetë bartës i listës zgjedhore Gashi tha: Ka mundësi nëse dega e Strugës e propozon atë… Secili anëtar e ka atë të drejtë”.

Labënishta tha se do ta bëjë publike në kohë nëse ai do të vendos të anëtarësohet.

“Takimi që kam pasur me to është publik. Por për procesin se si do të rrjedhin gjërat tjera do të kuptoni me kalimin e kohës. Nuk kam për të shtuar ndonjë gjë tjetër.” tha Labënishta.

Ndryshe, Arben Labënishta ishte një nga deputetët e BDI-së pas zgjedhjeve në vitin 2011. Por dha dorëheqje nga posti i deputetit për t’u kandiduar në zgjedhjet komunale në vitin 2013, për kryetar të Komunës së Strugës. Në këto zgjedhje komunale, Labënishta humbi nga oponenti i tij nga PDSH, Zijadin Sela. Pas zgjedhjeve në vitin 2014 ai u bë zëvendësministër i Mbrojtjes së RM-së, mandat ky nga i cili dha dorëheqje në vitin 2015, për shkak të pakënaqësisë së tij nga sjellja e BDI-së me krizën politike në vend./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button