8 mijë persona të infektuar nga gripi

Prej 27 janarit deri 2 shkurt në Republikën e Maqedonisë janë evidentuar 2.350 persona të sapoinfektur nga gripi, që krahasuar  me javën e kaluar paraqet rritje për 12.4 për qind, ka njoftuar Instituti për Shëndet Publik. 

Në krahasim me numrin e të infektuarve në javës e pestë nga sezoni i kaluar (2.190), vërehet rritje për 7.3 për qind, ndërsa krahasuar me pragun epidemiologjik (numri mesatar i të infektuarve për këtë javë të njëjtë në periudhën e fundit 10-vjeçar,  arrin 1.738), që dmth se është regjistruar rritje për 35,2 për qind. 

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi nga fillimi i sezonit 2013/2014 ( 40 javë, 2013) përfundimisht me javën e pestë nga viti 2014 arrin 7.778 ( mbi 37,8/10.000). Në këtë periudhë janë regjistruar dy raste të vdekjes, të asocuara me infektim me virusin e gripit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (5.664 të infektuar), ka rritje të numri të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 37,3 për qind, ndërsa krahasuar me mesataren  e periudhës 10-të vjeçare (6.566) regjistrohet rritje për 18.5 për qind. 

Në janar janë paraqitur numri më i madh i rasteve me simptome të gripit – 6.801 apo 87,4 për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në tërë sezonin 2013/2014. Në dhjetor janë regjistruar 606 raste apo 7.8 për qind. Numri më i madh i të infektuarve në këtë sezon është regjistruar në territorin e Velesit dhe Kavadar – 1.360 dhe Shkup – 1,154 të infektuar, ndërsa numër më i madh i të infektuarve (315,2/10/000) është regjistruar në Kavadar. Më shumë të infektuar janë paraqitur në grupmoshën, e cila përfshinë  pjesën më të madhe nga popullsia (prej 15-64 vjet) me 5.083 raste (65,4 për qind) ndërsa më shumë të infektuar (72,2/10.000) janë regjistruar te të rinjtë – fëmijët deri në moshën 4 vjeçare. 

Gjatë javës së pestë nga viti 2014, deri te laboratori virologjik i Institutit për Shëndet Publik kanë arritur 11 materiale për testim të gripit, prej të cilave gjashtë kanë qenë pozitive edhe atë : tre janë pozitive të virusit  së influencës A/H3N2, dy janë  influencë e patipizuart e virusit A dhe një i virusit të influencës A/H1N1. Numri i rasteve të paraqitura të gripit/infektimeve të ngjashme me gripin në Maqedoni e mban trendin e rritjes, me ulje të intesitetit të rritjes edhe ëtë javë, si edhe atë parapake. Në qarkullim me të dy nëntipet e virusit influenca A dhe influenca  B virusit, me dominim  të virusit influenca A/H3N2, qëndron në kumtesën nga Instituti për Shëndet Publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button