NASA: Toka në nëntor do jetë 15 ditë në errësirë

Gjatë muajve të fundit ka pasur mjaft raportime në lidhje me Tokën dhe ndryshimet e saj por jo gjithçka është konfirmuar.

“NASA ka konfirmuar së fundmi se Toka do përjetojë errësirë totale për 15 ditë në nëntor të vitit 2016, duke filluar nga 15 nëntori deri më 30 nëntor\”, – shkruan \”Morning News USA”.

Sipas medias amerikane, \”në njoftimin e saj NASA raporton se ky fenomen është paralajmëruar për një periudhë të gjatë dhe astronomët kanë njoftuar se bota do të përjetojë këtë ngjarje të çuditshme nga 15 nëntor në orën 03:00 deri më 30 nëntor, 04:45\”.

Zyrtarët besojnë se kjo ndërprerje është rezultat i një ngjarjeje astronomike midis Venusit dhe Jupiterit, – vijon raporti i medias amerikane.

Charles Bolden, kreu i NASA-s ka lëshuar një dokument 1.000 faqesh që shpjegon ngjarjen në detaje në Shtëpinë e Bardhë, sugjeron raportimi i medias amerikane.

Raportimi guxon të kalojë dhe në terma teknike: \”Venusi do të kalojë në jug-perëndim të Jupiterit e për pasojë do të ndriçojë 10 herë më shumë se ky i fundit, dritë kjo që do të ngrohë gazrat në Jupiter duke shkaktuar një reagim. Gazrat do të nxjerrin një sasi të lartë hidrogjeni në hapësirë, e cila do të bëjë kontakt me diellin rreth orës 02:50 në mëngjes. Kur hidrogjeni të bëjë kontakt me diellin ai do të shkaktojë një shpërthim masiv në sipërfaqen e këtij të fundit. Nxehtësia e shkaktuar do të detyrojë diellin që të kthehet në ngjyrë të kaltër dhe do t’i duhen të paktën 14 ditë për të rivendosur temperaturën dhe mbajtjen e ngjyrës normale për pasojë së të cilës ndriçohet edhe Toka\”.

“Ne nuk presim efekte të mëdha nga kjo errësirë. Efekti i vetëm që kjo ngjarje do të ketë në Tokë është një rritje e temperaturës me j 6-8 gradë. Askush nuk duhet të shqetësohet. Kjo ngjarje do të jetë e ngjashme me përvojën e Alaskës në dimër”, – thotë Bolden, sipas citimit të medias amerikane.

 

E gjithë kjo histori, nuk trajtohet për herë të parë në mediat botërore, duke përfshirë edhe ato më seriozet.

Edhe në prag të nëntorit të kaluar dolën raportime të tilla, por asgjë nuk ndodhi.

Këtë radhë tentohet të sugjerohet e njëjta gjë dhe sërish citohet NASA.

Vetë agjencia amerikane e hapësirës, NASA nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim zyrtar mbi një ndodhi të tillë të pritshme.

Në këto kushte çdo citim qoftë dhe zyrtar që citohet nga mediat e huaja nuk mund të jetë i saktë.

NOA.al i është drejtuar zyrtarisht me email NASA-s duke kërkuar një shpjegim nëse raportimet e fundit dhe emrat e zyrtarëve të saj që citohen mbi këtë çështje, janë ose jo të vërteta.

E në pritje të një përgjigjeje, jemi të predispozuar të besojmë se asgjë të vërtetë nuk ka në këtë histori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button