Krasniqi: Drejtësia në Kosovë është vënë në qorrsokak

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se konfirmimi i dënimeve në rastin “Drenica II” është goditje e rëndë për idenë e lirisë, çlirimit dhe drejtësisë, shkruan KOHA.net.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se drejtësia në Kosovë është vënë në qorrsokak.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Duke qenë i bindur në pastërtinë e Luftës Çlirimtare, them me bindje se:

DREJTËSIA NË KOSOVË ËSHTË VËRË NE QORRSOKAK!

Është e dhimbshme, kur “Drejtësia” është e dirigjuar nga politika e inkriminuar dhe eliminuese, e cila ka kryeqëllim, dënimin e gjithsecilit qytetarë të vendit e veçmas te luftëtarëve të lirisë, vetëm jo te inkriminuarve në krim e korrupsion që hapëroj pandalshëm pas Luftës Çlirimtare në Qeveri, Prokurori e Gjyqësi etj. Kur te inkriminuarit instalohen ne institucionet e larta të shtetit, qytetarët bien viktima të pa ligjësisë institucionale!

Me të drejtë besuam e shpresuam që e krijuam shtetin e lirë, për të vendosur drejtësinë dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë që kishte sunduar për shekuj në këto troje.

Konfirmimi i dënimeve për rastin Drenica 1 e 2, është goditje e rëndë për idenë e lirisë, të çlirimit dhe Drejtësinë.

Drejtësi po, për të goditur çdo veprimtari kriminale të pas luftës, çdo formë të korrupsionit apo forma tjetra të trafikimit, por jo dënimin e çlirimtarëve me dëshmi të rrejshme e dëshmitarë te yshtur nga politika antikombëtare e anti çlirimtare!

Është koha e fundit për t’i thënë stop çdo forme të ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve! Ndjekje që nuk pushuan tash e 17 vjet në Kosovë e jashtë sajë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button