Sekretarja e shtetit amerikan me mllef për Ukrainën : Fuck EU (Video)

Në një bisedë e cila është publikuar në Youtube dëgjohet ambasadori amerikan në Ukrainë Geoffrey Pyatt dhe asistentetja sekretare e shtetit amerikan Victoria Nuland duke biseduar për udhëheqësit e opozitës në Ukrainë me një fjalor jo të zakonshëm, transmeton Zëri, shkruan Kyiv Post.

Në fakt ajo duke shprehur mllefin e saj rreth Bashkimit Evropian e cila nuk po bënë asgjë për të zgjidhur situatën në Ukrainë, ndër të tjera ka thënë “Fuck the EU”.

Edhe pse nuk dihet me siguri nëse ka qenë zëri i saj zëri i saj ngjason shumë në këtë video.

Portali i cili e ka publikuar këtë lajm nuk ka arritur që ta konfirmoj vërtetësinë e këtij incizimi ndërsa zëdhënësi i ambasadës amerikane atje nuk ka dhënë ndonjë koment por ka thënë se vet ambasadorja Nuland mund t’i adresohet shtypi mbi këtë çështje nesër. 

Në ndërkohë vazhdojnë protestat në Kiev, përhapet frika për një luftë qytetare në Ukrainë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button