Francë, vazhdon evakuimi i kampit të refugjatëve “Xhungël”

Po vazhdojnë evakuimet në kampin e refugjatëve “Xhungël” në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët të cilët kanë nisur të largohen në orët e para të mëngjesit nga kampi i refugjatëve “Xhungël” i cili ndodhet në brigjet e Detit Mansh dhe në të cilin në përgjithësi qëndronin refugjatët të cilët dëshironin të kalonin në Britani të Madhe, janë rreshtuar para qendrës së përkohshme të refugjatëve që ndodhet afërsisht 700 metra nga “Xhungla”.

Në ditën e dytë të evakuimit nën praninë e shumë forcave policore është vërejtur se refugjatët ku në mesin e tyre ndodhen edhë fëmijë nën moshën 18 vjeç janë vënë në pritje në grupe për të hyrë në qendrën e përkohshme të strehimit dhe se herë herë mes grupeve ka patur debate.

Ndërsa autoritetet e qendrës strehimore nëpërmjet gjuhëve urdu, arabisht dhe anglisht kanë bërë thirrje për durim.

Ministria e Brendshme e Francës ditën e djeshme njoftoi se 2.318 refugjatë janë larguar me autobusë nga kampi dhe janë strehuar në qendra të refugjatëve në rajone të ndryshme të vendit. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve pati thënë se në mesin e refugjatëve të larguar ndodheshim 40 fëmijë të pashoqëruar nën moshën 18 vjeç.

Cazeneuve tha se evakuimi që në ditën e parë ka rezultuar me sukses, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Calais-it, Natacha Bouchart tha se shumë refugjatë u larguan nga kampi pa filluar ende evakuimi.

Në kampin “Xhungël” ku parashikohet se ka afërsisht 8 mijë persona mbizotëron qetësia. Ndërsa është vërejtur se janë zbrazur plotësisht shkollat dhe ambientet sociale të ngritura nga vullnetarët ku gjithashtu edhe refugjatët kanë nisur heqjen e çadrave ku qëndronin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button