“Topi i Artë 2016”: Lista e plotë

30 emra në garën për Topin e Artë 2016. Revista “France Football”, që rimori drejtimin e çmimit prestigjoz pas bashkëpunimit 6-vjeçar me FIFA-n zbuloi listën e shkurtër të kandidatëve në garën për futbollistin më të mirë. Kampionatin spanjoll dominon me 13 lojtarë, ku Cristiano Ronaldo është favoriti për të fituar. Pavarësisht se është në krizë dhe e ka nisur sezonin nën pritshmëritë, ylli i Realit të Madridit ka garancinë se triumfoi në Champions League me “Los Blancos” dhe në Kampionatin Europian me Portugalinë.

Deri më tani Cristiano Ronaldo ka realizuar vetëm 4 gola, nga të cilët dy në La Ligan spanjolle, ndërsa sfida e fundit ndaj Athletic Bilbaos konfirmoi momentin negativ, me sulmuesin që gaboi në gjithçka që bënte. Mes rivalëve më të mëdhenj të portugezit janë 5 herë fituesi Lionel Messi, që mund të thotë fjalën e tij dhe sulmuesit Antoine Griezmann e Luis Suarez, ndërsa nga klubet iberike nuk mund të mungonin emra si Toni Kroos, Gareth Bale, Andres Iniesta.

Në listë janë të pranishëm 4 portierë, duke nisur me Gianluigi Buffon, i vetmi lojtar italian, Hugo Lloris, Manuel Neuer dhe Rui Patricio. Risitë përbëhen nga sulmuesi anglez Jamie Vardy dhe mesfushori algjerian Riyad Mahrez, që sezonin e kaluar shkëlqyen në suksesin e Leicester në Premier League. Mes emrave të mëdhenj, që kryesisht lidhen me sulmin nuk mungojnë Neymar i Barcelonës, Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller të Bayern Munchen, dyshja e Juventusit Gonzalo Higuain e Paulo Dybala, Sergio Aguero i Manchester City, Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmund apo dy yjet e transferuar gjatë verës te Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, transmeton SuperSport.
Votimi për fituesin e Topit të Artë 2016 nuk do të bëhet më nga lojtarët dhe trajnerët, por nga një juri e gazetarëve nga e gjithë bota, siç ndodhte në të kaluarën. Fituesi do të zbulohet në mbrëmjen gala që do të organizohet më 13 Dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button