Asnjë dëmtim serioz për Amir Abrashin

Pas pothuajse dy javësh nën vëzhgimin e mjekëve, 26-vjeçari mori edhe lajmin e mirë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, të transmetuar më pas edhe në mediat më të rëndësishme gjermane, klubi i Freiburg njoftoi se “skaneri nuk evidentoi asnjë dëmtim në kokën e mesfushorit”.

Zyrtarët e skuadrës së Bundesligës bën gjithashtu të ditur se “së shpejti mesfushori shqiptar do të kthehet në stërvitje, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë e saktë”.

Abrashi ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Freiburgu, që pas tetë javëve të para në Bundesligën gjermane pozicionohet në vendin e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button