“Tenderët”, Kançevska nuk paraqitet në Gjykatë

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Mileska dhe një i dyshuar tjetër në rastin “Tenderët”, edhe sot nuk u paraqitën në gjykatën penale. Ekipi i Janevës për ta kërkon marrjen e pasaportave për shkak të mundësisë së ikjes, si dhe çdo të marte të paraqitet në gjykatë.

Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk tregon se kur do të bëhet marrja e të akuzuarve në pyetje. Nga kjo gjykatë akuzuan se bëhen spektakle me ftesat e të akuzuarve nga Prokuroria Speciale për marrje në pyetje dhe se nuk mbahet llogari për prezumimin e pafajësisë dhe për ligjshmërinë e procedurave. “Për këto arsye si Gjykatë, për të gjitha informatat lidhur me procedurat hetimore dhe parahetimore të ndonjërës nga prokuroritë në Maqedoni, ju udhëzojmë të drejtoheni tek palët në këto procedura”, thanë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, transmeton Alsat-M.

Para pesë ditëve, Prokuroria Speciale para opinionit shpalosi dy raste të reja, “Toplik” dhe “Tenderët”. Në mesin e të dyshuarve janë ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Mileska dhe ish ministri i Transportit, Mile Janakievski. Ministrja aktuale e Kulturës dyshohet se ka kurdisur tender për kompaninë Beton Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button