Euronews tregon historitë e fëmijëve shqiptarë të ngujuar nga gjakmarrja

Misioni i mësueses Liljana Luani, e cila jep mësim tek fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja, është bërë reportazh sërish nga mediat e huaja. Këtë radhë, nga Euronews.

Reportazhi sjell nëpërmjet mësueses 56-vjeçare, historinë e njërës prej këtyre familjeve: Nëna 40 vjeçe që jeton e mbyllur me tre djemtë e saj adoleshentë, ndërkohë që bashkëshorti ndodhet në burg për vrasje. Nëna ka frikë se djemtë mund t’i vriten sapo të dalin jashtë.

Mësuese Liljana shkon në këtë familje për të mësuar djalin më të vogël, me shpresën se do ta ndihmojë atë që t’i ikë frikës dhe dhunës.

“Kjo është ajo që më shtyn mua të shkoj derë më derë të vizitoj fëmijët që kanë probleme gjakmarrjeje, – thotë ajo. – Unë jetoj me vuajtjen e tyre, me dhimbjet e tyre dhe dhimbjen e familjeve dhe tashmë jam përfshirë shumë emocionalisht”, përcjell Syri.net

Të bësh mentalitetin të ndryshojë

Llogaritet se mijëra njerëz, përfshirë fëmijët e vegjël, jetojnë sit ë dëbuar, të izoluar prej hakmarrjes së përgjakshme në Shqipëri.

Identitetet e fëmijëve nuk jepen për shkak të frikës se do të gjenden dhe do të vriten.

Luani sjell në kujtesë sesi nga një nxënësit e saj u qëllua për vdekje duke shkuar në shkollë.

“Ka dy vjet qëkurse ata e vranë atë, ai ishte adoleshent. Unë nuk do ta harroj kurrë atë fëmijë”, tha ajo. “Unë ende mund ta dëgjoj zërin e tij dhe të qeshurën në korridoret e shkollës, kur unë i prekja flokët e çrregullt dhe ai përpiqej t’i rregullonte. Kurrë nuk do ta harroj atë. Kjo fatkeqësi nuk e kurseu jetën e tij, gjakmarrja e mori jetën e tij”.

“Mendoj se për këtë brez, edukimi bazë…është një armë shumë e fuqishme për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes”, tha ajo.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button