Gjykata nuk tregon se kur do të merren në pyetje Kançeska – Milevska dhe Janakievski

Gjykata Themelore Shkupi 1, nuk tregon se kur do të thirren për t’u marrë në pyetje të dyshuarit në rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “për të mos u bërë spektakle”, deklaruan sot nga Gjykata me kërkesë të gazetarëve që t’u tregohet se kur do të thirren në pyetje, Mile Janakieski dhe Elizabeta Kançeska – Milevska, njofton Portalb.

“Në lidhje me shumë pyetje të gazetarëve që na janë drejtuar, në lidhje me thirrjen për dëgjimin e dëshmitarëve të personave të cilët janë të përfshirë në lëndët parahetimore dhe hetimore të PSP-së, e informojmë publikun se duke e pasur parasysh që me procedurat e PSP-së bëhen spektakle me të cilat, çdo ditë merret opinioni, nëpërmjet konferencave për shtyp dhe prezantimeve televizive, ndërkaq njëkohësisht nuk mbahet llogari për prezumimin e pafajësisë dhe për ligjshmërinë e procedurave, Gjykata, duke e respektuar dinjitetin e pushtetit gjyqësor, nga tani në përputhshmëri me kohën dhe në mënyrë precize do ta informojë publikun për të gjitha vendimet nëpërmjet kumtesave”, qëndron në deklaratën e Gjykatës.

Prokuroria Speciale, që të enjten ka dërguar kërkesë deri te gjykata që dy të dyshuarve në rastet e PSP-së, “Toplik” dhe “Tenderët”, t’u merren pasaportat dhe një herë në javë të paraqiten te personi zyrtar në gjykatë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button