Ilieska me parodi për Taleskin në seancën e Këshillit të Komunës së Manastirit

Me pllakatë me fytyrën e kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, dhe me mbishkrimin “simbol për demokraci dhe nder”, këshilltarja e VMRO – Popullore, Gabriella Ilievska, në seancën e sotme, të Këshillit të Komunës ka bërë parodi për punën e kryetarit, njofton Portalb.

Këshilli sot duhet që të vendosë për atë se ku të vendosen pllakate për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe si të shfrytëzohen komunitetet lokale.

Ilievska kërkoi ndryshim të rendit të ditës me propozim që të gjendet vend edhe për vendosjen e 12 pllakateve shtesë nëpër qytet, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ilievska tha se 12 pllakatet janë simbol për vitet e Taleskit që i ka kaluar në karrigen e kryetarit të Komunës.

“Ja pamja dhe vepra e manastirasit më të ndershëm, kjo është pamja e DPMNE-së, për atë t’u ndihmojmë manastirasve që ta zgjedhin të vërtetin”, tha Ilievska, transmeton Portalb.

Duke folur nga foltorja e Këshillit, ajo sqaroi se qytetarët e Manastirit duhet që të kenë qasje deri në atë që ofrohet si zgjedhje.

“Propozoj ndryshim të rendit të ditës me pikën në vijim, e cila ka të bëjë me caktimin e 12 vendeve, gjegjësisht për rezervimin e tyre për këtë pllakatë, në të cilin,  është kryetari Vlladimir Taleski. Një për çdo vit të kaluar në vendin e kryetarit të Komunës si simbol i nderit dhe demokracisë së Manastirit. Për të mos gabuar manastirasit dhe të kenë fotografi të qartë për atë se kush duhet të zgjidhet”, tha Ilievska.

Këshilltarët e pushtetit nuk e pranuan propozimin për ndryshim të rendit të ditës. Përndryshe, Taleski është i dyshuari i parë i rastit “Transportuesi”, për keqpërdorim dhe për mallverzim me udhëtimin e nxënësve në Manastir, të rëndë 360.000 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button