Ja kush janë pronarët e shtëpive që i ka fotografuar hetuesi i PSP-së

Ndërmarrjet nga orbita e biznesit rreth VMRO – DPMNE-së, janë pronarët e dy ndërtesave identike në lagjen “Vodno”, që i ka fotografuar ditë më parë hetuesi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), që sipas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të njëjtat janë në pronësi të ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkovit, ka zbuluar “360 Shkallë”, pas ekspertizës së dokumenteve zyrtare të Kadastrës dhe Regjistrit Qendror, njofton Portalb.

Bëhet fjalë për dy parcela të ndara në tre fleta pronësore.

Njëra ndërmarrje e ka emrin “Biznes Property Investment” nga Shkupi. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, pronar i saj është Serjozha Markov (vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMRO – DPMNE-së, Ivo Kotevski), ndërkaq ndërmarrja është themeluar përpara pesë muajve (maj 2016). Markov është i njohur si avokat dhe ish këshilltar i njërës ndër zyrave të avokatisë, më të angazhuara në Shkup – “Markov i Çukiq”. Mes tjerash, nëpërmjet atyre ka shkuar edhe shitblerja e parcelave të sheshit “Maqedonia”. Ato parcela më vonë përfunduan te biznesmeni rus, Sergej Samsonenko.

Kompania tjetër pronare e ndërtesave, është “Eksiko”, pronari nuk dihet, ndërkohë që pronësia e saj fshihet diku në Lugano të Zvicrës. Ligjet e atjeshme nuk lejojnë që të zbulohet identiteti i pronarëve të vërtetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button