Shpërthim në Antalya, disa të plagosur

Si pasojë e një shpërthimi në autoparkun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Antalya (ATSO) 10 persona kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, ndërsa një numër i madh ambulancash dhe ekipe policore kanë mbërritur në vendngjarje.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalet më të afërta, ndërsa ekipet policore kanë marrë masa të larta sigurie në rrethinat e godinës. Ndërkohë nuk janë lejuar njerëzit të hyjnë dhe të dalin në ATSO.

Në një deklaratë me shkrim nga Prefektura e Antalyas, thuhet se arsyeja e shpërthimit është e panjohur. “Nuk kemi ndonjë humbje jete në këtë shpërthim. Si pasojë e përhapjes së copëzave të xhamave 10 persona kanë mbetur të plagosur. Sapo të kemi detaje mbi shkakun e shpërthimit do ti ndajmë ato me publikun”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Prefekturës.

Nga ana tjetër edhe kryetari i ATSO, Davutç Çetin është shprehur se nuk kanë dijeni për arsyen e shpërthimit. “Gjendja e të plagosurve është mirë. Nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me shkakun e shpërthimit”, thotë ai në deklaratën e tij me shkrim.

Ndërsa dëshmitari okular Fatih Kocaer ka thënë gjithashtu se 10-15 automjete janë dëmtuar si pasojë e këtij shpërthimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button