PE: Maqedonia t’ju jap fund politikave të saj

Deputetët evropian përsëri janë të shqetësuar nga shfrytëzimi i argumenteve historike ndërmjet dy fqinjëve dhe kërkojnë përparim pozitiv në përkujtimin e figurave dhe ngjarjeve të përbashkëta historike me anëtaret e BE-së.

Ata ndjejnë keqardhje për imazhin e shtetit në fushën e lirisë së mediave dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Kjo është një pjesë e rezolutës së Parlamentit Evropian që u miratua me 486 vota pro, 55 kundër dhe 29 të përmbajtur.

Në rezolutë mes të tjerash ankohet për mungesën e arsimit të integruar dhe bën thirrje për mënjanim të stereotipeve, ndarjeve etnike dhe promovimit të inkuadrimit dygjuhësor në bazë të paobligueshme, dënohen të gjitha llojet e ultranacionalizmit.

Në rezolutën e Parlamentit evropian edhe njëherë i bën thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian  të konfirmojë pa anulim datë për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Me këtë rast theksohet se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve, edhe pse ato duhet të zgjidhen para fundit të procesit për anëtarësim.

PE-ja ndjen keqardhje që anulimi i datës për bisedime e thekson frustracionin në rritje të opinionit publik në lidhje me qorrsokakun, në të cilën ndodhet procesi i integrimit në Union dhe rrezikon që të shkaktojë probleme dhe tensione në vend. 

Gjithashtu, PE-ja ndjen keqardhje që Këshilli nuk e ka përsëritur formulimin e njëjtë nga viti 2012 në lidhje me Maqedoninë.   Greqisë i bëhet thirrje që ta shfrytëzojë kryesimin e saj me BE-në për t’i dhënë elan të ri procesit të integrimit, me çka do të konfirmohet angazhimi i agjendës Selanik 2003 dhe do të krijojë një ambinet pozitiv për zgjidhjen e dallimeve bilaterale në frymën e vlerave evropiane  dhe do ta përdorë  pozicionin e saj  udhëheqës që të përpilojë iniciativa që kanë për qëllim daljen nga qorrsokaku aktual të negociatave për gjetjen e zgjidhjes.

Maqedonisë i bëhet thirrje që të vazhdojë me reformat dhe t’i japë fund  politikave dhe praktikave që mund të paraqesin pengesë për të ardhmen e saj evropiane, si dhe të arrijë përparim në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button