Me shkas!

Duhet të jetë deklasuese e vërteta
që djem e vajza pa konak,
pa xhirollogari,
pa karrige e zyra të nxehta
ta kenë marrë punën më seriozisht
e të “ndezin” dynjanë me vërtetësinë e tyre.
E dhimbshme duhet të jetë
kur gjatë përballjes me pasqyrën
takon atë që nuk ke dashur
as në makthet më të këqija ta konfrontosh.
Të lëpish ç’ke pështy deri tani
e të mos mbetesh as si fosil i kauzës së drejtë.
Pelin duhet t’jetë lakmia e inati.
Pelin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button