MPJ e Rusisë: Nuk do të zgjatet ndërprerja e sulmeve ajrore në Halep

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov ka thënë se nuk do të zgjatet ndërprerja e sulmeve ajrore në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetarët në Moskë, Ryabkov potencoi se “nuk janë përmbushur gjërat e kërkuara” gjatë periudhës së ndërprerjes së sulmeve ajrore në Halep dhe se “Për këtë arsye aktualisht nuk diskutohet rifillimi i pushimeve humanitare”.

“Pushimi humanitar mbaroi të shtunën. Për rikthimin e kësaj praktike, grupet kundër regjimit që pengojnë veçanërisht aktivitetet mjekësore gjatë periudhës së ndërprerjes së luftimeve duhet të ofrojnë sjellje të përshtatshme”, tha Ryabkov.

Ndryshe, Ministria e Mbrotjes e Rusisë, më 20 tetor kishte njoftuar se forcat ruse dhe ato të regjimit kanë marrë vendim për “pushim humanitar” për “evakuimin e civilëve dhe braktisjen e qytetit nga grupet e armatosura drejt Idlibit, dhe se gjatë kësaj periudhe nuk do të organizohen sulme ajrore në Halep.

Ndërkaq, më vonë ishte njoftuar për zgjatjen e kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button