24 tetori, Dita Botërore kundër Poliomielitit

24 tetori shënon Ditën Botërore kundër Poliomielitit, e cila është vendosur para një dekade për të përkujtuar ditën e lindjes të Jonas Salk, drejtuesi i ekipit që zhvilloi vaksinën kundër poliomielitit. Gjetja e kësaj vaksine dhe përhapja në të gjithë botën e polivirusit oral të zhvilluar nga Albert Sabin, udhëhoqën në krijimin e  Iniciativës Globale për Zhdukjen e Poliomielitit (GPEI) në 1988. Në 2013, GPEI e ka reduktuar poliomielitin me 99% në të gjithë botën, njofton shendeti.com.al.

Poliomieliti është një sëmundje infektive dhe potencialisht vdekjeprurëse, e cila prek kryesisht fëmijët e vegjël. Ky virus përhapet nga njëri tek tjetri me anë të rrugëve fekale ose orale, dhe më së paku nga ushqimet ose pijet e infektuara. Ajo shumëfishohet në brendësi të trupit , nga ku sulmon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë. Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, lodhje, dhimbje koke, të vjella, ënjtje të qafës dhe dhimbje në gjymtyrë. Në disa raste të rralla, kjo sëmundje mund të shkaktojë paraliza , të cilat janë shpesh  të përhershme. Një në 200 të infektuar nga ky virus mund të ngelin të paralizuar. Nga të paralizuarit, 5-10% mund të vdesin duke qenë se bllokohen rrugët e frymëmarrjes.

Nuk ka asnjë kurë për poliomielitin dhe, siç e thamë më lart, mund të parandalohet vetëm me anë të vaksinimit. Në fillim të këtij viti ka nisur përdorimi i një lloj tjetër vaksine kundër poliomielitit. Specialistët e shëndetit e kanë cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për zhdukjen e poliomielitit. Gjatë vitit 2015 ka pasur vetëm 74 raste të personave paralizuar nga kjo sëmundje, ndërsa për këtë vit janë raportuar 10 raste, të gjitha në Afganistan dhe Pakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button