Veseli: Me këtë opozitë edhe 50 vjet do të mbesim në pushtet

Seanca e Kuvendit do të mbahet të enjten ku njëra nga pikat është draft deklarata e hartuar nga grupet parlamentare me anë së cilës kërkohet nga BE që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet pa kushte.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se njëra nga pikat është që të tejkalohet dënimi nga BE sa i përket demarkacionit.

Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.

Sipas tij qëndrimi i opozitës për demarkacionin është gabim dhe se pozita do të qëndrojë në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës, raporton KP.

Veseli me këtë rast ka përmendur edhe çështjen e koalicionin qeverisës dhe se mund të qëndrojë deri në vitin 2018.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se në seancën e radhës nuk do të ketë pika për rehatimin e partiakëve nëpër borde.

Sipas tij kjo Qeveri duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje. Njëjtë kanë deklaruar edhe anëtarët e VV-së dhe Nismës.

Ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se koalicioni qeverisës është stabil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button