Në Sellcë u hap qendra e re për zhvillim të hershëm fëmijëror

Në kornizat e iniciativës “5 të parat janë më të mbarat” sot në hapësirat e SH.F Rilindja në Sellcë u hap qendra e re për zhvillim të hershëm fëmijëror e mbështetur nga Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF), fondacioni T-Mobile-Maqedoni dhe Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Forumin e Gruas – Tetovë.
  
Në këtë ngjarje  ishin prezent kryetarja e komunës së Tetovës, Z.nj.?euta Arifi, përfaqësuesi i UNICEF, Bertran Demulen dhe kryetarja e Fondacionit të T-Mobile për Maqedoninë Lea Lipsha, të cilët shpallën të hapur Qendrën për zhvillim të hershëm fëmijëror në f.Sellcë të Tetovës, qendër e cila do të shërbejë për edukim dhe zhvillim të mirëfilltë parashkollor për fëmijët e kësaj ane.

“Fëmijët janë ardhmëria jonë. Ata nesër do të marrin në dorë gjithçka prandaj le ti edukojmë ashtu siç duhet. Me anë të shoqërimit dhe lojës fëmijët fitojnë shumë shkathtësi që janë të nevojshme për të lexuar, për të shkruar, për të menduar logjikisht dhe për tu sjellë mirë me moshatarët e tyre. Komuna e Tetovës përkrah iniciativën për hapjen e Qendrës për zhvillim të hershëm fëmijëror  e cila është një nga aktivitetet e shumta që planifikojmë t’i ndërmarrim në drejtim të sigurimit të kushteve për zhvillimin e inteligjencës, personalitetit dhe marrëdhënieve të shëndosha mes fëmijëve dhe botës që i rrethon” – theksoi mes tjerash kryetarja e Komunë së Tetovës Teuta Arifi.

Kjo qendër është e treta më radhë e këtij lloji në komunën e Tetovës, hapja e kësaj qendre në fshatin Sellcë ishte reflektim i nevojës për qendra të këtilla për zhvillim të hershëm fëmijëror edhe ne vendet rurale dhe sub-urbane.

Lajme të ngjashme

Back to top button