Shtajnmaer konsideron se ka kërcënim real nga shpërbërja e Bashkimit Evropian

Ekziston kërcënim real nga shpërbërja e Bashkimit Evropian, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Valter-Shtajnamer për gazetën “Zidojçe cajtung”.

“Kriza financiare, vala e refugjatëve në Evropë dhe shoku nga referendumi britanik kanë shkaktuar tronditje serioze në Bashkimin Evropian”, thotë Shtajnmaer, i cituar nga DPA.-ja.

“Ngjarjet nga vitet e fundit, në të cilat gjithnjë e më shumë vende në BE e vendosin në pikëpyetje politikën e Brukselit, treguan se realitetet politike, të cilat shumë vetë i kanë konsideruar si të aprovuara, tani janë nën dyshim”, vazhdon diplomati gjerman. Nga këto druatje do të profitojnë populistët e djathtë, të cilët tregojnë me gisht në mossukseset e BE-së”, shtoi ai.

“Madje edhe ithtarët e përbetuar të Evropës janë koshientë se duhet nga fillimi të binden njerëzit”, thotë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, i cituar nga DPA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button