Çfarë mund të bëjë “Mister DSK” në sistemet, edhe para rojës së PSP-së

IT shoqëria në rrjetet sociale ka parashtruar dilema relevante – çka nëse ka roje të pajisjes? ose çka nëse ministri ka vendosur kamera kur bëhet fjalë për institucionin e policisë së fshehtë?, nëse kësaj i shtohen mundësitë teknologjike, atëherë, atëherë është më se e sigurt se të dhënat në ato sisteme mund të ndërrohen nga një tjetër dhomë ose nga një tjetër qytet, ose edhe nga një tjetër shtet nëse Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) i jep mundësi, transmeton portalb.

Prokuroria Speciale Publike (PSP), jo vetëm që nuk ka fituar qasje në sistemet të cilat i ka kërkuar, por nga e premtja në mbrëmje dhe këndej ka situatë të re – DSK nuk lejoi që PSP-ja të mbajë kujdestari, pasi që ata vetë do t’i ruajnë sistemet derisa të vijnë ekspertët e kompanisë “Erikson”. Në të njëjtën natë, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, deklaroi se ai personalisht do të kujdeset që t’i sigurojë sistemet derisa të vijnë ekspertët. Mes tjerash, ai tha se atje ka kamera të sigurisë dhe se është gjithçka është e siguruar, por edhe se “tani nuk po përgjohet”.

Mister “DSK”

Vitin e fundit një ndër serialet amerikane më me popullaritet është “Mister Robot”. Gjenerata e re, veçmas të dashuruarit pas IT teknologjisë, me interes e ndjekin serialin e cila tregon për një djalosh, i cili gjatë ditës është ekspert për siguri kibernetike, ndërkaq natën është haker i cili sulmon edhe në kompjuterët më të siguruar në kompanitë SHBA-së.

Ata që e ndjekin serialin, i kanë parë çuditëritë kibernetike të cilët i bën personazhi kryesor. Ekspertët për NOVATV, me të cilët ka biseduar, thonë se ajo që shihet në “Mister Robot” nuk është vetëm spektakël televiziv, por filmi i ilustron mundësitë reale të cilët i siguron teknologjia e re. Por çfarë mund të ketë të përbashkët “Mister Robot” me DSK-në dhe PSP-në?

“Ata që kanë që e kanë parë filmin, kanë pasur mundësi ta shohin se çfarë mrekulli bëhen nga pozita e haberit. Tani paramendon i mundësitë kur ju nuk reagoni dhe shumë thjeshtë hyni në sisteme sikur administrator, kur ju jeni pronar, në rastin tonë, DSK, dhe të gjithë ajo është në dispozicionin tuaj”, thotë IT eksperti dhe doktori i shkencave në fushën e ekspertizës së inteligjencës, Igor Trajkovski.

Nëse PSP vetëm qëndron në sistemet dhe nuk ka fjalëkalim që të hyjë, atëherë jo vetëm që është e mundur dhe reale, por është mjaft e thjeshtë që dikush prej jashtë, prej kudo qoftë, i cili do të fitonte qaste nga administratori, në këtë rast ai është DSK, dhe atij që i lejohet të kyçet në sistem mund të bëjë çfarë të dojë: të ndryshojë, të fshijë, të shtojë, dhe me mjaft kohë edhe të mundohet që t’i fshijë gjurmët, shpjegon Trajkovski, përcjellë Portalb.

“Gjatë secilit aksion ngelen gjurmë në ndonjë LOG, por edhe ajo gjurmë mund të fshihet. LOG është si ditar, tregon se çfarë ka ndodhur me atë sistem dhe çfarë urdhrash ka kryer. Por, edhe ai LOG është fajll i cili mund të ndryshohet ose të fshihet. Në këtë rast, shumë është më e rëndë që të fshihen gjurmët, por megjithatë është e mundur. Ndërkaq më pas, do të duhen ekstra e ekstra ekspërtë që ta konstatojnë se çfarë është bërë saktë në atë kompjuter në periudhën e fundit”, thotë ai.

Pa dalim se PSP a mund ta tregojë rastin edhe pa sistemin e vitit 2015, rezistenca është indikativ dhe hedhë dyshim ndaj legalitetit të aksioneve të cilat i ka shërbyer sistemi i ri. Sipas Trajkovskit, ekzistojnë miliarda mundësi dhe hapësirë për manipulim që të fshihen gjurmët, ndërkaq e kemi parasysh se sa ditë kanë kaluar. Ndërkaq pa qasje direkte të hetuesve nga PSP në sistem, nuk është aq e rëndësishme se a ka qëndruar dikush para kompjuterit ose jo. E mjaftueshme është që dikush të ketë qasje administratori dhe ai mund d të bëjë çfarë të dojë, ndërkaq ata që s’janë brenda sistemit njëkohësisht nuk mund ta kontrollojnë dhe ta shohin se çfarë po bëhet.

“Qasje prej larg (remote Access), është mundësi që të fitohet qasje nga kompjuteri ose rrjeti i kompjuterit nga larg. Për shembull: Në korporata, ose njerëzit në filiale, ose njerëzit që udhëtojnë, mund t’u duhet qasje në kompjuterë ose në rrjetin e operatorëve të telekomunikacionit, mënyra më e shpeshtë është qasje e largët nëpërmjet SSH-së (ecure shell)”, shpjegon Trajkovski.

Ai shpjegon se SSH, mundëson që të lidheni në një tjetër kompjuter dhe të fitoni qasje deri te ai edhe pse fizikisht nuk jeni afër tij. Pasi që të lidheni me kompjuterin tjetër, shpjegon profesori, atëherë do të keni mundësinë që në atë kompjuter thuajse çfarë të doni të bëni, nëse keni qasje root (niveli më i lartë i privilegjit për kontroll të një kompjuteri). /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button