Ziadin Sela: Na jepni besën dhe besimin, t’i përfaqësojmë shqiptarët ashtu siç duhet

Në Kuvendin e mbrëmshëm në Gostivar LR-PDSH ka zgjedhur strukturën e të rinjve. Kryetar i Rinisë për degën e Gostivarit, nga LR-PDSH, është zgjedhur Muhamed Sallai.

Kreu i partisë Ziadin Sela, ka porositur të rinjtë për kontribut me qëllim ndërtimin e një ardhmërie sa më të mirë.

“Fjala ardhmëri, asocon me rini dhe kur nuk kemi ardhur këtu dhe t’ju themi se do t’ju bëjmë me BESË pasi që ne mirë e dimë se shqiptarët kanë besë dhe s’ka nevojë që subjektet politike t’i bëjnë me BESË. Në vijmë këtu që të marrim besë prej jush. Na jepni besën dhe besimin në mënyrë që në mënyrë të dinjitetshme t’i përfaqësojmë shqiptarët ashtu siç duhet përfaqësuar. Ai më tej shtoi se të gjithë ne e kemi ditur se do të përballemi me të gjithë sulmet, shpifjet nga më të ndryshmet, e dinim se do të përballemi me BDI dhe PDSH, por se do të përballemi me një pjesë tjetër që i thotë vetes parti opozitare që çfarë s’ka shpifur ndaj nesh vetëm, për të na dëmtuar dhe për të na anatemuar neve dhe pas kësaj silleshin sikur nuk ka ndodhur gjë duke i shkrirë aktivitetet e forumeve të partive të tyre. Megjithatë, ne të gjithë këtyre shpifjeve jemi përgjigjur me bashkëpunim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit”, tha mes tjerash Sela.

Ai ka siguruar se edhe më tutje do të vazhdojnë ta shtrijnë dorën e bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button