13 të vdekur nga një aksident me autobus në Kaliforni

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30-të janë lënduar në jug të Kalifornisë pasi një autobus është përplasur me pjesën e prapme të një kamioni, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Është raportuar se shumica e pasagjerëve ishin nga Amerika Latine.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të një qyteti bregdetar në Palm Springs, në orët e hershme të së dielës.

Hetuesit po e ekzaminojnë situatën për të gjetur arsyet e aksidentit që ndodhi derisa autobusi po kthehej nga Los Angeles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button