Ja pse dhe kur duhet të flini vetëm gjysmë ore

Hulumtimi i fundit ka treguar se kotja gjysëm-orëshe pasdite përmirëson memorien e trurit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta britanike “The Guardian”, duke u thirrur në të dhënat e Administratës Kombëtare amerikane për sigurinë në autostrada shkruan se kotja gjysëm-oreshe gjatë ditës nxit humorin pozitiv dhe zgjimin fiziologjik të organizmit.

Sipas hulumtimeve të Administratës Kombëtare amerikane, kotja prej 26 minutash te pilotët e përmirëson kujtesën për 34 përqind dhe vigjilencën për më shumë se 50 përqind.

Hulumtuesit thonë se vendi më i mirë për kotje është aty ku njerëzit mund të pushojnë dhe të relaksohen – ndonjë zyrë e lirë apo dhomë takimi, një qoshe e qetë në shkollë, në ulëset e parkut, kur këtë e lejon moti dhe vende të tjera.

Periudha e kotjes gjysëm-orëshe pasdite është periudha kur sytë janë të mbyllura dhe të mbrojtura nga drita e jashtme, dhe truri nuk është zhytur në gjumë të thellë, prandaj mendja është e zbrazët, thonë ekspertët.

Në pesë minutat e para pas zgjimit truri bëhet i vetëdijshëm për mjedisin, por pas një pushimi të shkurtër, është i gatshëm që të punoj më mirë.

Gjumi i pasdites është i zakonshëm në të gjithë botën për shkak të mungesës së gjumit gjatë natës, ku si shkaqe kryesore përmenden puna e rëndë apo jeta shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button