Arabia Saudite: Husitë kanë shkelur 897 herë armëpushimin

Koalicioni Ndërkombëtarë i kryesuar nga Arabia Saudite ka deklaruar se grupi Husi dhe mbështetësit e ish Presidentit Ali Abdullah Salih kanë shkelur 897 herë armëpushimin i cili hyri në fuqi më 19 tetor, ora 23:59, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar në agjencinë e lajmeve SPA thuhet se Husitë dhe mbështetësit e tyre kanë shkelur 205 herë armëpushimin në kufirin më Arabinë Saudite dhe 692 herë në brendësi të Jemenit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se shkelje të armëpushimit ka pasur në qytete të ndryshme të Jemenit si; Marib, Shebve, Taiz, Dali, Haxhxhe, Xhevf, Sna dhe Bejda.

Me sugjerim të OKB palët në Jemen ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi prej 72 orësh e cila nisi në më 19 tetor ora 23:59.

Presidenti i Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi kishte deklaruar se ka urdhëruar forcat ushtarake të respektojnë armëpushimin edhe nëse do të ketë sulme nga Husitë dhe përkrahësit e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button