“Fusha e Lukovës” ka ngritur në këmbë mërgimtarët dibran në Itali

Projekti “Fusha e Lukovës” ka ngritur në këmbë edhe mërgimtarët dibrane në Itali.  Banorët e Dibrës, Qendrës Zhupë dhe Rekë të shtunën  do të marrin pjesë në marshin  me moton , “ Protesta  kundër projekteve energjetike”, gjegjësisht  kundër devijimit   të lumit Radikë.

“Organizimi i këtillë vjen nga mbledhja e mbajtur e  mërgimtarëve në qytetin Mestre të Italisë, ku kishte   qytetarë dibran  dhe banorë të Rekës që tani jetojnë në Breshia, Trento, Piacenza, Ravena,Emilio Romana,Treviso, Feltre, Pordenone, Gemona, Pieve di Soligo, dhe gjetkë . Mbledhja u mbajt në atmosferë miqësore ku biseduam edhe për vënien e flamujve dhe parulla të shumta”, u shpreh për Portalb, Artan Karpuzi , mërgimtar nga Dibra që jeton dhe punon në Itali.

“Me vëllezërit tanë të Rekës biseduam për shumë çështje delikate siç  ishte prejardhja  jonë  e përbashkët shqiptare dhe ideja jonë ishte që të vendosim flamujt e përbashkët në një pankartë sepse të gjithë luftojmë për një qëllim, kundër devijimit të lumit Radikë, u shpreh ai. Organizimi i marshit u bë me lejen nga komuna Mestre ku shpresojë të marrin pjesë mbi 300-400 mërgimtarë nga diaspora”. 

“Ky është hapi i parë si shenjë revoltë për shpëtim të lumit Radikë dhe po pati sukses do të vazhdojmë edhe më një protestë tjetër para Konsullatës shqiptare në Milano. Luftojmë  të jemi bashkë, të gjithë në diasporë, dhe ta arrijmë qëllimin tonë, të fitojmë lumin Radikë , ujin dhe jetën e dibranëve”, theksoi Artan Karpuzi.

Lajme të ngjashme

Back to top button