Tre të lënduar në një aksident në Tetovë, mes tyre edhe një 2 vjeçare

Një vajzë dyvjeçare u lëndua rëndë, ndërsa dy  persona të moshuar u lënduan lehtë në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën lokale Falishe-Strimnicë, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjete “Kia Pikanto” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.A. (33) nga Strimnica dhe “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.K (19). 

Vajza dyvjeçare pas ndihmës së dhënë mjekësore është mbajtur për mjekim në spitalin klinik të Tetovës së bashku me A.A., e cila ka pasur lëndime më të lehta, ndërsa personi A.K. pas ndihmës mjekësore, është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Me autorizim të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekip i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button