Shqiptarët janë peng në inatin maqedonas për emrin

Erol Rizaov, kolumnë –“Çfarë presidenti dëshirojmë”, Utrinski Vesnik
Institucioni shef i shtetit është seriozisht i degraduar. Vallë është e mundur të kthehet autoriteti i presidentit? A është ngushtë  i lidhur me zgjedhjen e personalitetit me nivelin e demokracisë në vend? Ose varet prej të dyjave?

Ljupço Popovski, kolumnë – “Hesht Ivanovi, heshtin edhe mbështetësit”, Utrinski Vesnik
Çfarë do të bënte Ivanovi kur të kthehet nga Soçi? Të ulet në tavolinën e punës dhe ta mbushë formularin partiak për konvente presidenciale? Kjo duket shumë nënvlerësuese për një president aktual.

Petar Arsovski, kolumnë –“Relaps”, Utrinski Vesnik
Që diçkaja të mundet të lëvizi, bashkësia ndërkombëtare duhet të fillojë të na trajtojë sipas moshës tonë reale, e jo sa do të duhet të ishim. Shqiptarët  për momentin ndjehen si peng i inatit maqedonas për emrin, por nuk do të presin deri në amshim “që të na kujtohet”.

Xhejson Miko, kolumnë – “Maqedonia është kërcënim rajonal?!”, Dnevnik
Ekzistojnë personalitete në qeverinë amerikane të cilët janë shumë të interesuar dhe të vendosur ta rrisin shtypjen mbi qeverinë e Maqedonisë, që ajo të përkulet për çështjen e emrit dhe identitetit.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Shqiponja po e fiton luanin”, Dnevnik
Shikuar historikisht, shqiponja dykrerëshe, me variacione të cilësimeve të krahëve, ngjyrës dhe pozicionimit, ka qenë stemë e tre imperive – Vizantine, të Mbretërisë së Shenjtë Romane, dhe të Mbretërisë Ruse.

Hristo Jovanovski, koment – “ Korrupsioni është kuçedër Evropiane”, Dnevnik
Sekretarja për çështje të brendshme evropiane Sesilia Malstrom, duke e prezantuar raportin për gjendjen e korrupsionit në BE, do të thotë se shuma prej 120 miliardë euro është shumë e barabartë me buxhetin vjetor të Bashkësisë. Një agjenci gazetare e Nigerisë do ta përcjellë lajmin  si goditës, gjë që vetvetiu tregon mjaft se cilin drejtim e ka marrë “fryma evropiane”.

Liljana Damovska, kolumnë – “Biletë për një drejtim”, Dnevnik
Vetëm një vizitë e shkurtë e miqve nga jashtë është pasqyrim se vite me radhë jemi përsëritës – mentaliteti ynë i ka fajet për çdo gjë, e emri i gadishullit (Ballkan) në të cilin jemi të vendosur, është sinonim për të gjitha justifikimet.

Petar Atanasov, kolumnë “Rrënjët e shkatërrimit të mediumeve”, Sloboden Peçat
Shoqëria ngec kur nuk ka opinion. Që të ketë zhvillim, duhet pasur publik dhe tolerancë. Më së paku guxojmë ta tolerojmë dhunën  që kohëve të fundit  po e aplikojnë megafonat e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button