Po apo jo lapsit të zi të syve?

Sipas specialistëve të makijazhit lapsi i përdorur në vizën e brendshme të syrit ka prirje të zvogëlojë syrin. Pra, kjo do të thotë se këtë taktikë duhet ta përdorin vetëm ato që kanë sy të mëdhenj? Sigurisht që jo!

Më poshtë do të gjeni disa sekrete nga makeup arstits për të vendosur lapsin në vizën e brendshme të qerpikëve.

Mos vendosni laps të zi. Zgjidhni një nuancë më të çelur, siç është ngjyra kafe ose lejla.

Mos e vendosni vetëm në pjesën e brendshme të qerpikëve, por edhë në të jashtmen. Më pas me një furcë të vogël përhapeni atë lehtë duke e përzierë me pak ton sysh.

Mos e tërhiqni vizën në të gjithë gjatësinë e syrit.

Finalizojeni makijazhin me pak highlighter në cepin e brendshëm të syrit.

Extra tip: nëse dëshironi që shikimi juaj të duket më i butë zgjidhni një laps të bardhë ose bezhë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button