Gjuriq ftohet në Prishtinë si Drejtor i Zyrës për “Kosovë dhe Metohi”

Marko Gjuriq ka qenë i fituar të merrte pjesë në Seminarin Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë dhe ftesa politikanit serb i është bërë duke iu referuar si “Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi”, term ky që e përdorë vetëm shteti i Serbisë në raport me Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ftesat dhe gjithçka tjetër rreth seminarit përgatiten nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, ndaj Klan Kosova ka pyetur zyrtarë të AP-së rreth këtij lëshimi.

Një zyrtar i lartë i këtij organi të NATO-s i ka thënë Klanit se arsyeja përse Gjuriq-it i janë referuar si  “Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi” nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, pos që i kanë vendosur emërtimin me të cilin Gjuriq-it i referohet vet Beogradi.

Madje ai ka treguar se këto emërime kur i kanë përgatitur ftesa i kanë marrë nga vendet përkatëse, në këtë rast nga Qeveria e Serbisë.

Ndërsa i pyetur se përse Gjuriq refuzoi t’i përgjigjet ftesës për Seminarin e NATO-s, ai ka refuzuar të deklarohet duke insistuar se kjo pyetje duhet t’i shtrohet Qeverisë së Serbisë.

 

gjuriq (Large)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button