Dyzetë e gjashtë të vdekur gjatë sulmit të “Shtetit Islamik” në Kirkuk

Sulmi masovik i grupit “Shteti Islmaik” kundër caqeve brenda dhe rreth qytetit irakian Kirkuk ka përfunduar pas luftimeve të rënda që janë zhvilluar ditë e natë, kumtoi policia, transmeton BTA.

Burime zyrtare informuan se gjatë ofensivës së xhihadistëve jetën e kanë humbur 46 persona, prej të cilëve shumica anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa 133 persona janë lënduar.

Gjenerali i brigadës, Hatab Omer deklaroi sot se të gjithë sulmuesit janë vrarë apo janë vetëhedhur. Në rajonin rreth selisë së vetëqeverisjes lokale, ku janë bërë luftimet më të ashpra, sot është qetë.

Nuk është e qartë se sa luftëtarë kanë marrë pjesë në ofensivë, e cila me siguri kishte për qëllim ta tërheq vëmendjen e qytetit Mosul të kontrolluar nga “Shteti Islamik”, ku forcat irakiane zabtojnë ofensivë të madhe.

Ekstremistët kanë vrarë 13 punëtorë, duke i përfshirë edhe katër iranianë, në një central në veri të Kirkukut. Një raportues i televizionit lokal është qëlluar dje me snajper në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button