Si ta përdorni kungullin si produkt kozmetik

Të gjithë e dimë se kungulli është i pasur me vitaminë A, e cila është shumë e rëndësishme për shikimin. Duke qenë se është një antioksidues, vitamina A mban gjithashtu lëkurën të shëndetshme dhe të duket e bukur. Për më tepër, kungulli përmban edhe vitaminë C, e cila njihet si antioksidues shumë i fuqishëm për lëkurën. Ja disa mënyra të jashtëzakonshme për të përdorur purenë e kungullit si produkt bukurie:

Si pastrues i trupit

Nganjëherë është ide e mirë të pastroni lëkurën me produkte natyrale që të shkëlqejë më shumë. Pureja e kungullit ndihmon edhe për zbardhjen e pjesëve të errëta të lëkurës, si tek pjesa poshtë krahëve, gjunjët dhe kyçet e krahëve. Përzieni në sasi të njëjtë pure kungulli me vaj ulliri. Shtoni edhe pak sheqer dhe masazhoni me kujdes trupin ndërkohë që jeni duke u larë.

Si produkt kozmetik për fytyrën

Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto ingredientë: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë organik. Aplikojeni atë në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes/ Pas 10 minutash e lani fytyrën me ujë të vakët.

Si zbutës i trupit

Në një tas të vogël përzieni sasi të njëjtë të puresë së kungullit dhe vajit të kokosit. Aplikojeni atë kur të jeni duke u larë.

Si zbutës i flokëve

E njëjta maskë me purenë e kungullit dhe vajin e kokosit mund të përdoret edhe si zbutës për flokët. Pasi t’i keni larë flokët me shampo dhe t’i keni shpëlarë mirë, aplikoni maskën. Mbajeni atë për pak minuta. Më pas i lani sërish flokët me shampo dhe ujë.

Si shërues për buza

Gjatë sezonit të dimrit, kur moti bëhet më i ftohtë, buzat kanë nevojë për hidratim dhe zbutje.

Mjafton të kombinoni ¼ lugë çaji të secilit ingredientë: pure me kungull, vaj kokosi dhe sheqerit kaf. Masazhoni me kujdes buzët dhe mbajeni për pak minuta. Në fund i lani buzët me ujë të vakët, shkruan shendeti, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button