Komisioni Evropian deklarohet për pengesat e PSP-së në DSK

Komisioni Evropian (KE) i inkurajon të gjitha institucionet e Maqedonisë që të veprojnë në kuadër të detyrimeve nga Marrëveshja e Përzhinës dhe ta përkrahin punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pa kurrfarë obstruksioni, thotë zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, në lidhje me obstruksionet që i bëhet PSP-së në hetimin në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njofton Portalb. Ajo e thekson edhe rëndësinë juridike, por edhe politike për përgjimet dhe për përmbajtjet që talin nga to.

Ashtu sikur Bashkimi Evropian disa herë ka theksuar, por edhe komesari, Johanes Han javën e kaluar në Shkup, Prokuroria Speciale është element kyç i Marrëveshjes së Përzhinës, të nënshkruar nga të gjithë liderët kryesor të partive politike. Të gjithë disa herë janë detyruar që ta përkrahin dhe t’ia lehtësojnë punën PSP-së, pa obstruksione. Bashkimi Evropian, fuqishëm i inkurajon të gjitha trupat në vend për të vepruar në kuadër të këtyre detyrimeve të qarta dhe plotësisht ta respektojmë pozicionin juridik të PSP-së. Bashkimi Evropian, e thekson rëndësinë e përgjegjësisë politike dhe juridike të mbisundimit të së drejtës dhe kjo është kyçe për kthimin e vendit në rrugën euroatlantike dhe për kthimin e besimit te qytetarët”, përgjigjet Kocijançiq, në pyetjen, se si i komenton ngjarjet e fundit në DSK, me obstruksionet e punës së PSP-së, nga ish ministri i MPB-së, Mitko Çavkov dhe zv/ministri aktual i MPB-së, Oliver Andonov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button