Vritet një ushtar i SHBA-së në afërsi të Mosulit

Pentagoni thotë se një ushtar amerikan është vrarë nga një pajisje shpërthyese e improvizuar në veri të Irakut.

Zyrtarët e mbojtjes së SHBA-së, thanë më 20 tetor se ushtari ishte plagosur nga shpërthimi, që ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit. Ai më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Ushtari ishte në mesin e 100 trupave të SHBA-së që po u ndihmojnë forcave irakiane dhe atyre kurde, që përmes sulmeve ajrore, të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, ofrojnë mbështetje në ofenzivën për çlirimin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Militantët e Shtetit Islamik kanë vendosur mina tokësore dhe eksplozivë të improvizuar nëpër fshatra, rrugë dhe në shkretëtirën përreth qytetit Mosul. Ata morën nën kontroll këtë qytet, në verën e vitit 2014.

Ofenziva për çlirimin e qytetit të Mosulit tashmë ka hyrë në ditën e pestë. Të enjten, kryeministri irakian, Haider al-Abadi tha se përparimet që kanë shënuar forcat irakiane dhe ato kurde, janë më shumë se sa ishte menduar më herët. (REL)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button