Reagim i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për rastin “Toplik”

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot ka reaguar në konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike dhe në, siç theksojnë nga atje, konstatimet dhe të pavërtetat e parashtruara të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga ana e personave zyrtarë në Ministrinë e Transportit, të ndërlidhur me rastin “Toplik”.

“Në vitin 2007, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, konform kompetencave të saj ligjore për disponim me tokën ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë ka zbatuar procedurë për tjetërsim të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë në komunën Sopishtë, të parashikuar me plan urbanistik për fshatin Sopishtë. Procedura është në tërësi e zbatuar në pajtim me Ligjin për tokë ndërtimore dhe Dispozitën për mënyrën dhe procedurën e tjetërsimit, dhënien me qira dhe vlerën e shpenzimeve të veçanta të procedurave për tjetërsim të tokës ndërtimore pronë e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Transportit.

Në të theksohet se nga ana e Komisionit pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë marrë të gjitha dëshmitë e nevojshme për vërtetimin e pronësisë edhe atë nga ana e institucioneve kompetente, me ç’rast është konstatuar se në tërësi janë plotësuar kushtet ligjore për tjetërsim të tokës ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button