Britania e Madhe vëzhgon nga afër luftanijet ruse

Njoftohet se Britania e Madhe ka dërguar disa anije luftarake në Detin e Veriut dhe Kanalin La Mansh me qëllim të vëzhgimit të aeroplanmbajtëses ruse dhe anijeve tjera të cilat e shoqërojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas njoftimit të Rusisë së është duke dërguar një aeroplanmbajtëse dhe disa anije të tjera për në Siri, Britania e Madhe ka dërguar 3 anije luftarake për ti vëzhguar ata përgjatë kalimit në Detin e Veriut dhe Kanalin La Mansh.

Theksohet se qëllimi i dërgimit të aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov” dhe anijeve të tjera luftarake është dhënia e ndihmës përfundimtare Rusisë në sulmet të cilat i realizon në Halep të Sirisë.

Njëri nga zyrtarët e Ministrisë Britanike të Mbrojtës, në kushte anonime, ka theksuar për mediat se do të “vëzhgojnë çdo hap” të anijeve ruse të cilat do të kalojnë pranë ujërave territorial të Britanisë së Madhe.

Edhe sipas informacioneve nga të burimeve brenda NATO-s aeroplanmbajtësja ruse është duke bartur aeroplanë luftarakë të cilët do të ndihmojnë gjatë bombardimeve në Halep.

Gjithashtu u bë e ditur se anijet ruse përveç nga anijet luftarake për së afërmi do të vëzhgohen edhe nga aeroplanët ushtarakë të Britanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button