Frena për PSP-në: Telekomi rezistoi, VIP dhe ONE bashkëpunuan

Rezistenca më të madhe në bashkëpunimin për procedurën para-hetimore për përgjimet, që e udhëheq Prokuroria Speciale Publike vjen nga Telekomi i Maqedonisë, mësoi NovaTv, transmeton Portalb.mk.

VIP dhe ONE bashkëpunuan, por TELEKOM refuzoi të jetë pjesë e hetimit të PSP-së. Me këtë kompani prokurorët e Janevës deri tani nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi, edhe pse ajo është e detyrueshme sepse përgjimet në vëllim më të madh u krye nëpërmjet bisedave të celularëve mobil.

Drejtori operativ gjeneral i Telekomit të Maqedonisë është Zharko Lukovski. Ai është një nga të falurit nga ana e presidentit, Gjorgje Ivanov për veprat penale “Shkelje të së drejtës së vendosjes së zgjedhësve” dhe “Shkelje të fshehtësisë së votimit”.

Në biografinë e Lukovskit shkruan se ai karrierën e tij e filloi në Telekomin e Maqedonisë në nëntor të vitit 2006 kur u bë kryetar i Bordit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë. Në vitin 2007 erdhi në pozitën e Drejtorit operativ gjeneral, kurse 3 vite më vonë u bë Drejtori ekzekutiv gjeneral i T-Mobile Maqedoni. Nga korriku i vitit të kaluar është Drejtor operativ gjeneral i Telekomit të Maqedonisë.

“Nën udhëheqjen e z.Lukovski, T-Mobile Maqedoni u zhvillua në kompani superiore teknologjike në sferën e saj” shkruan në biografinë zyrtare të Lukovskit në web faqen e Telekomit.

Skema e Mijallkovit, Lukovskit dhe Stajkoviqit

Zharko Lukovski është mik i afërt i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili i është edhe kumbar kurorëzimi. Lukovski gjithashtu është pronar i firmës “Mobiko”, ku drejtor është Vlladislav Stajkoviq, pronari i NVSP-së, kompanisë që merret me veprimtari të ndryshme- që nga shërbimet konsultuese dhe avokature, sigurim të shtëpive, shpërndarje të celularëve mobil, lejeve për armë dhe municion, media etj, transmeton Portalb.mk

Kumbari, Sasho Mijallkov në dasmën e Zharko Lukovskit
Kumbari, Sasho Mijallkov në dasmën e Zharko Lukovskit

Sipas evidencës së Regjistrit qendror të Maqedonisë, kompania NVSP është pronar i Radios Evropa e Lirë, e cila ka seli në adresën e njëjtë me atë të javores dhe portalit “Republika”, pronar i së cilës është firma “Irezine Limited” nga shteti Belize. Firma NVSP e posedon edhe televizionin K3 nga Kumanova.

Vlladisllav Stojkoviq ëshë zgjedhja e qeverisë për anëtar të bordit mbikqyrës të Video Lotarisë Shtetërore, kompani në të cilën qeveria drejtpërsëdrejti bashkëpunon me kompani “Offshore” nga vende të ndryshme të botës. Stajkoviq, ose “Vllatko” siç quhet në bombat e opozitës është personi me të cilin gjykatësja e Gjykatës Administrative, Svetllana Kostovska negocion çfarë të qëndrojë si bazë për të qarkulluar paratë nga provizionet e kontraktuara, të vërtetuara nga bisedat e drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Në transkripatat të cilat opozita ua dha mediave, “Vllatko” shënohet si Vllatko Stojkoviq, kurse në një nga regjistrimet telefonike ndërmjet Kostovkës dhe ndërmjetësit izraelit, ajo e përmend firmën NVSP si firmë, në llogarinë e së cilës do të duhej të qarkullonin paratë, kurse me Vllatkon negociohej me çfarë etikete të qarkullonin të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button