Trajanov: Spasovski ka të drejtë ta arrestojë Çavkovin dhe ata që e ndalojnë zbatimin e urdhrit gjyqësor

“Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, sipas ligjit, patjetër duhet të sigurojë kryerje të urdhrit gjyqësor, pasi që tërë natën prokurorët e Prokurorisë Speciale (PSP) nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, zëvendësministri i MPB-së, Oliver Andonov dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) kanë qenë të bllokuar për ta kryer punën e tyre”, thotë ish ministri i MPB-së, Pavle Trajanov, njofton Portalb.

PSP, dje në “Facebook”, publikoi se drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski dhe zv/ministri i MPB-së, Oliver Andonov, kryejnë obstruksione për mbledhje ne dëshmive në ndërtesën e DSK-së, ku dje me urdhër gjyqësor hyri prokurorja Janeva me ekipin e saj.

“Ministri i MPB-së, udhëheqë me të gjitha formacionet policore dhe ka të drejtë në çdo moment të jep urdhër për veprim. Nëse drejtori i BSP-së bën obstruksione në urdhrin gjyqësor, ministri Spasovski ka autorizim, por edhe detyrë që ta arrestojë. Mundet që ta arrestojë dhe ta mbajë në stacion policor 24 orë, derisa prokurorët t’i mbledhin dëshmitë të cilët i kërkojnë nga DSK, të cilat kanë të bëjmë me përgjimin ilegal dhe ndjekjen e komunikimeve. Mund ta arrestojë edhe zv/ministrin Andonov, ashtu sikur të gjithë të tjerët në MPB, të cilët pengojnë në kryerjen e urdhrit gjyqësor. Nuk e di çfarë pret Spasovski”, përgjigjet Trajanov, në pyetjen se kush duhet të sigurojë hetim të papenguar nga ana e prokurorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button