Gashi e Kelmendi përplasen për ezanin

Deputetët Gëzim Kelmendi dhe Arben Gashi kanë polemizuar ashpër për projektligjin kundër zhurmës dhe shqetësimit të ngritur nga disa deputetë se ky ligj sanksionon ezanin.

Gashi dhe Kelmendi ndonëse u pajtuan se është bërë gabim teknik kur zërat e objekteve fetare janë përmbledhur si zhurmë, nuk janë dakorduar për gjuhën e përdorur në seancën kur u votua projektligji. “Ky ligj absolutisht nuk është kundër ezanit. Sjellja e PD’së ka qenë jo e ndershme politikisht, dhe jo e saktë. Moralisht PD’ja ka bërë një gabim shumë të madh. Ministri Dardan Gashi ka qenë I paaftë ta mbrojë atë, ka dështuar, sepse s’e ka lexuar vetë. Ligji nuk është ai çfarë po thoni ju. Nëse ligji është ashtu siç po thonë PD’ja atëherë çfarë lypin këta në Qeveri.

Ligji është teknikisht në rregull”, deklaroi deputeti i cili votoi pro këtij projektligji. Por Kelmendi i cili ka votuar kundër ka thënë se PD-ja nuk është sponsorizuese e projektligjit. Duke debatuar në studion e Info Magazines në Klan Kosova, ai ka akuzuar Gashin se ka mbrojtur qeverinë duke qenë opozitë.

“Ne nuk jemi sponzoruesit e ligjit. Ne e kemi kundërshtuar qeverinë ju e keni përkrahur. Ajo çfarë po thoni këtu çfarë prezantove për ligjin e ministrin, ju në praktikë e keni bërë të kundërtën. Shqetësim ka ngjarë në vota duke përfshirë edhe votën e juaj si opozitë. Me rëndësi çfarë kemi ne në dokument. Çështja e përdorimit të fjalës zhurmë është e përmirësueshme por ju nuk e keni hapur rrugën, e keni votuar për ligjin., keni votuar pro”, vlerësoi deputeti Kelmendi. Deputeti i PD-së insistoi se ky ligj ka fyer të gjithë myslimanët në Kosovë.

“Kemi të bëjmë me një nene i cili ka fyer drejtpërdrejt ndjenjat e besimtarëve. Është shumë ofenduese për besimtarët e krishterë e musliman që zëri qoftë i ezanit qoftë i kambanave të trajtohet si burime të zhurmës”, nënvizoi ai. Por Gashi i cili tha se gabimi teknik ka mundur të ndreqet pa gjuhë të ashpër e përjashtuese akuzoi partinë e Kelmendit. “Ju keni përdorur gjuhë të urrejtjes. Ligji s’ka qenë kundër ezanit e as kambanave, derisa ju si parti e keni bërë debatin sikur ky ligj ka qenë kundër religjionit. Ligji mund të amanamentohet pa problem pa pas kësi debati”, Gashi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button