Fëmijët duhet të hanë ushqime të forta

Sipas një studimi më të fundit zbulohet se fëmijët që hanë ushqime të forta që nga muaji i katërt i jetës, kanë më pak mundësi të përfitojnë alergji.

Ushqimi i fëmijëve më përbërës ushqimorë që shkaktojnë alergji direkte, si vezët apo kikirikët, janë ndihmës të mirë, që të shmangen alergjitë e fëmijërisë, apo më vonë gjatë jetës.

Ky sugjerim bien në kundërshtim me këshillat e tanishme, se fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të forta, para se të kenë gjysmë viti jetë, transmeton Klan Kosova.

Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, varësisht se sa mund të përpijnë.

Për foshnjat në 4-mujorin e tyre të lindjes është e rëndësishme që të fillohet me ushqim si drithëra, perime të verdha e portokalli dhe pemë. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe ve.

Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button