5 truke makijazhi për t’u dukur sytë më të mëdhenj

Një nga qëllimet kryesore të makijazhit është të dalin në pah sytë, ngjyra e tyre dhe forma. Shumë femra dëshirojnë t’i kishin sytë më të mëdhenj, por edhe nëse nuk i kanë, mund të realizojnë dëshirën e tyre përmes makijazhit.

Pra si mund të realizoni diçka të tillë?

Laps i bardhë ose bezh

Aplikimi i lapsit të bardhë ose bezh në pjesën e brendshme të syrit i jep atij më shumë dritë, e tregon më të çlodhur dhe krijon iluzionin se sytë tuaj janë më të mëdhënj.

Concealer magjik

Është hapi tjetër që duhet të bësh. Apliko concealer-in poshtë syve, duke krijuar një trekëndësh të përmbysur. Menjëherë shikimi juaj do të duket më i ndritshëm, pasi rrathët e zinj apo shenjat e kuqe do të jenë zhdukur.

Një “mashtrim” i vogël me rimelin

Bëje shikimin tënd të duket më intensiv duke aplikuar rimel vetëm në qerpikët poshtë. Preferoni një rimel kundër ujit për të shmangur njolla të zeza poshtë syve.

Ton i bardhë ose highlighter

Me një pinel të hollë vendosni pak ton të bardhë në këndin e brendshëm të syve. Një mënyrë tjetër është të vendosni highlighter në formë pudre.

Kombinimi

Realizoni makijazhin cat eye dhe pas penelit në pjesën e sipërme të syrit, bëni të njëjtën gjë edhe me pjesën poshtë. Pra një vizë të hollë që takon vizën e sipërme të penelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button