Veljanoski i ftoi oranizatat ndërkombëtare që t’i monitorojnë zgjedhjet më 11 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot u dërgoi ftesa kryetares së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kristine Mutonen, kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Majkëll R. Tarner, që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme të deputetëve.

Veljanoski në ftesë i njofton njerëzit e parë të AP të OSBE-së, të PE-së, AP të KE-së dhe  AP të NATO-s nëse kanë për qëllim t’i ndjekin zgjedhjet ta njoftojnë Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili e përcakton procedurën për monitorimin e zgjedhjeve.

Sipas Listës së afateve të KSHZ-së, kërkesë për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mund të shtrohet që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri më 6 dhjetor.

Kryetari i Parlamentit dje nënshkroi Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të mbahen më 11 dhjetor 2016.

Në Kodin zgjedhor, në nenet 161 dhe 162, është paraparë që të tërë procesin zgjedhor të mund ta vëzhgojnë organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja dhe shoqata të regjistruara vendore dhe të huaja të qytetarëve në statutet e së cilave është përfshirë parimi i mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button