Banka popullore shënon 70 vite ekzistencë

Banka popullore sot shënon 70 vite nga aktivitetet qendrore-bankare në Republikën e Maqedonisë.

Me atë rast, sonte BPRM organizon solemnitet, në të cilin guvernatori Dimitar Bogov në emër të bankës do të pranojë dekoratë për merita për Maqedoninë nga presidenti Gjorge Ivanov, kumtoi BPRM.

BPRM është bartëse themelore dhe zbatuese e punës bankaroqendrore të Republikës së Maqedonisë, duke filluar nga miratimi i Dispozitës për bashkim të ndërmarrjeve kreditore nga sektori shtetëror, miratuar më 25 shtator të vitit 1946, me të cilën Banka ekonomike e Maqedonisë u bë Centrali i Bankës popullore të RFPJ-së për Republikën Popullore të Maqedonisë dhe nga bashkimi i saj faktik me Bankën popullore të RFPJ-së më 19 tetor 1946.

Me shpalljen e pavarësisë së RM-së, më 26 prill 1992 është sjellur Vendimi për pavarësimin monetar të Republikës së Maqedonisë, pjesë përbërëse të së cilës ishin edhe Ligji për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë, Ligji për njësinë monetare dhe Ligji për prëdorimin e njësisë monetare, të cilët e vendosën kornizën për funksionim të papengueshëm të bankës qendrore si bankë të pavarur, emetuese të Maqedonisë sovrane dhe të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button