SHBA: IS-i po përdor banorët e Mosulit si “mburoja njerëzore”

Pentagoni ka akuzuar grupin militant, Shteti Islamik (IS) se po përdor mijëra banorë të Mosulit si “mburoja njerëzore” me qëllim që të ndalet përparimi i forcave irakiane brenda qytetit.

“Ne e dimë se ata po përdrimin njerëzit si mburoja”, ka thënë zëdhënësi i Petagonit, Jeff Davis.

“Kjo ka vazhduar për disa javë dhe kemi parë se si njerëzit me forcë po pengohen që të mos dalin jashtë qytetit të Mosulit. Ata po mbahen aty kundër vullnetit të tyre”, ka shtuar tutje Davis.

Rreth 1.5 milion njerëz akoma jetojnë në Mosul dhe Organizata Ndërkombëtare për Migim ka thënë më herët se IS-i mund të përdorë dhjetra mijëra banorë si mburoja njerëzore, me qëllim që të mbajë bastionin e fundit në Irak.

Kjo organizatë po ashtu ka thënë se ka gjasa që ekstremistët të kryejnë sulme kimike, të cilët edhe më parë kanë përdorur armë të tilla kundër forcave kurde të Irakut.

Zëdhënësi i Pentagoni, Jeff Davis tha se operacioni për rimarrjen e Mosulit do të jetë “një luftë e shëmtuar”. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button