Zogiani: Edi Rama të merret me shqiptarët e Luginës dhe Maqedonisë

Aktori, Jeton Zogiani ka thënë se vet personalisht ka filluar ta respektojë flamurin shtetëror të Kosovës, duke shtuar se me këtë simbol do të prezantohet vendi në arenën ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Sa i bukur ke flamuri i Kosovës në Rusi. Kam filluar me mendu për flamurin e Kosovës dhe nuk po më krijohet mundësia me mendu për flamurin kombëtar.”

“Më simbolizon dhe më përfaqëson ky flamur”, ka thënë Zogiani në InfoMagazine.

Zogiani ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd.

“Puna e parë e kësaj pune është se Rama ka çështje më të mëdha me u marr, ne po vuajmë nga gangrena brenda shtetit tonë por nuk jemi në siklet prej Serbisë.”

“Aktualisht nuk kemi zullum nga Serbia, ai të merret me çështje e shqiptarëve në Luginë, në Maqedoni, meqë ka hyrë në këtë fushë, le te merr më prioritet çështjen e Luginës dhe në Maqedoni ku një fëmijë katër vjeçar shkelet me makinë”, përfundon Zogiani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button