Bejli: Të rinjtë me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhjet në SHBA dhe Maqedoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, veçmas të rinjve, që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të caktuara për më 11 dhjetor, njofton Portalb.

Bejli këtë porosi e ka dërguar gjatë kohës së vizitës së djeshme të Universitetit “Shën Kirili i Ohrit” në Manastir, ku ka biseduar me studentët për zgjedhjet në SHBA.

“Në bisedë me studentët nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, dje theksova se është e nevojshme që çdokush të merre pjesë dhe të votojë, veçmas personat e ri, në zgjedhjet në SHBA dhe në Maqedoni”, ka shkruajtur në rrjetin social Twitter, sot Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button