Shkup: Dy grupe të nxënësve të mitur rihen mes vete

Dy grupe të nxënësve të mitur,  në shkollën e mesme të edukatës fizike ”Metodija Mitevski Brico” dje fizikisht kanë qërruar hesape në fast food-in “Pit Stop”.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se përderisa D.C. (16), D.T.(16), I.N.(16), M.N.(16) dhe V.A.(16), kanë qenë ulur në fast food-in dhe aty kanë ardhur nxënës nga shkolla e njëjtë dhe pa rast dhe arsye  fizikisht i kanë sulmuar duke shfrytëzuar inventarin e fast-foodit, me ç’rast kanë dëmtuar një pjesë të madhe të inventarit.

Pas masave të ndërrmara nga ana e nëpunësve policor, të arrestuarit janë N.V.(17), K.A.(16), A.E.(15), O.B.(18), S.A.(18), D.C.(16), V.A.(16), I.N.(16), dhe M.N.(16), ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm  të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Lajme të ngjashme

Back to top button