Zgjedhje: Nevoja e alternativës “nuk votoj për askend”

Kuvendi i Republikë së Maqedonisë u shpërbë dje dhe nuk ekziston mundësi për ndryshime në Kodin zgjedhor, ku do të jepej alternative “nuk votoj për askend”, ose opsione tjera që ekzistojnë në praktikën zgjedhore në disa vende të botës, thonë ekspertët transmeton Portalb.mk.

“Opsioni “asnjëri nga të lartpërmendurit” (none of the above) është në praktikën e disa vendeve të botës, si për shembull, India, Greqia, Ukraina, Spanja dhe të tjerë. Në Britaninë e Madhe ka disa parti dhe organizata qytetare që bëjnë përpjekje për një alternativë të këtillë në fletën e votimit. Letonija, në sistemin e saj zgjedhor, për shembull, ka lista të hapura që mundësojnë që kandidatëve t’u jepen edhe vota negative. Që të sillen opsione të ngjashme në fletën e votimit, janë të nevojshme ndryshime në Kodin zgjedhor”, ka deklaruar për DW në gjuhën maqedone, drejtori i OJQ Most- organizatë me numër më të madh të vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në Maqedoni këtë temë e ka aktualizuar VMRO- Popullore. Nga aty kanë propozuar që në fletën e votimit të ekzistojë edhe opsioni “nuk votoj për askend”.

“Motivet se pse VMRO-PP e ka propozuar këtë mundësi del nga problemet e deritanishme në praktikën zgjedhore. Partia vlerëson se përcaktimi “nuk votoj për askend”, realisht do të pasqyrojë numrin e qytetarëve që nuk besojnë në asnjë opsion politik. Kështu do të anulohej mundësia që të shënohen ata që nuk kanë votuar, me qëllim që të mos i nënshtrohen presioneve nga partitë e mëdha”, arsyetojnë propozimin e tyre, nga partia e VMRO-Popullores.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button